Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ilir Daja pas përmbysjes ndaj Vllaznisë: Ishte një mbrëmje e çmendur, titullin e kemi vetë në dorë

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir Daja pas përmbysjes ndaj Vllaznisë: Ishte një mbrëmje e

Nga ajo fitore e çmendur mes drithërimash ndaj Vllaznisë te sfida e radhës ndaj Teutës. Edhe pse arriti të fitonte 4-3 me përmbysje përballë skuadrës shkodrane, Skënderbeu gaboi shumë në atë sfidë, gabime të cilat sipas trajnerit Ilir Daja erdhën për një sërë arsyesh.

”Me të vërtetë ishte një natë e çmendur, po aq e çmendur edhe e bukur se të marrësh atë fitore në atë lloj mënyre kur Vllaznia ishte në avantazh deri në minutën e 91-të, dhe ne arritëm të shënonin dy gola për të marrë në fund një fitore vërtetë të çmendur. Është e vërtetë që gabuam në atë sfidë, por nuk duhet të harrojmë që kishim, shumë mungesa për shkak skualifikimesh dhe dëmtimesh, ndërsa futbollistë të tjerë si Osmani apo Muzaka nuk ishin në gjëndjen e tyre më të mirë”, shprehet trajneri Daja për Supersport.

Skënderbeu ka nisur përgatitjet për duelin ndaj skuadrës durrsake, një sfidë e vështirë ku kampionët do të kërkojnë vetëm 3 pikët.

”Në fakt në fazën e 4-t nuk kemi patur kundërshtarë të lehtë përveç Korabit, madje edhe Korabi ka bërë rezultate surprizë. Çdo ekip ka objektivat e vetë. Teutën edhe pse e kemi eliminuar në Kupë me dy fitore, na ka marrë dy barazime në kampionat. Ne e respekojmë skuadrën e Maganit dhe nuk ka vend për nënvlerësim në këtë sfidë pasi tanimë ne nuk na lejohet asnjë gabim”.

Argjend Malaj mori një goditje në sfidën ndaj Vllaznisë dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Teutës, ashtu si edhe dy mesfushorët e tjerë Bakary Nimaga e Sabien Lilaj të cilët e kanë mbyllur përpara kohe sezonin. Por në 'Niko Dovana', Skënderbeu do të ketë mundësi të mbështet sërish të dy nigerianët James dhe Orelesi, të cilët kanë shlyer pezullimin 1-javor, dhe sipas trajnerit Daja kjo është diçka shumë pozitive.

”Rikthimi i James i cili është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për Skënderbeun, pasi përshtatet në disa role. Shto këtu eksperiencën e Orelesit dhe faktin që Osmani do të jetë në një gjëndje më të mirë fizike, rikthimi i tyre është i rëndësishëm sepse kemi më shumë alternativa dhe mund ta menaxhojmë më mirë sfidën në repartin e mesfushës”.

Nëse i fitojnë të gjitha ndeshjet e mbetura, korçarët mund të mbrojnë me sukses titullin dhe Daja është i lumtur që tashmë Skënderbeu do ta ketë vetë në dorë fatin e tij.

”Tashmë e kemi vetë  në dorë fatin tonë, sepse nëse i fitojmë të gjitha ndeshjet do të shpallemi kampionë. Nëse nuk e fitojmë në fund kampionatin, shpresoj që kjo të mos ndodhë, por nuk mund të kemi alibi dhe të themi që ne bëmë detyrën por nuk kishim fat”.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga