Arbër Abilaliaj doli sot para mediave duke folur për ndeshjen e nesërme te Partizanit kundër Kukësit. Trajneri aktual i të kuqve preku një sërë çështjesh, ndërsa në sy ra mënyra se si kishte zgjedhur që të dilte sot para gazetarëve.
Vlonjati u duk i dorëzuar në rolin e trajnerit, por para medieve foli si një drejtor sportiv duke u ndalur te Orges Shehi apo edhe Ilir Daja që nuk ka ndërmend të rikthehet në Shqipëri. Janë pikërisht taktika të një drejtori dhe jo të një trajneri, me qasjen e zgjedhur përballë gazetarëve.
Kujtojmë që Arbër Abilaliaj u përzgjodh nga presidenti i Partizanit si trajner në emergjencë, teksa pozicioni i tij real është drejtor sportiv.
Poll