Slavia e Pragës e eleminoi zyrtarisht Ballkanin nga Conference League pas fitores së djeshme 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Mjaftoi një gol që ëndrrat e suharekasit të përfundonin. Megjithatë çekët janë të varur sërish nga ekipi i Ilir Dajës.
Ata duhet të fitojnë në ndeshjen direkte me Sivasporin, si dhe Ballkani duhet minimalisht t’i marrë një barazim në transfertë Cluj. Për këtë ka folur trajneri Trpisovsky i cili ka thënë:
“Duhet të presim këtë ndihmë nga Ballkani, por Cluj është shumë i fortë në shtëpi”, ka përfunduar ai.
Poll