
Skënderbeu do të luajë nesër ndaj Lushnjes takimin e javës së 15-të të kampionatit. Një ditë para takimit, në kampin korçar janë zbuluar dhe mungesat që do të ketë Ilir Daja për këtë takim.
I Pari është Martin Nespor, i cili ende nuk është bashkuar me ekipin për shkak të problemeve shëndetësore. Bruno Dita dhe Gledi Mici janë dy mungesa të tjera. Mesfushori Dita ende nuk ka kaluar problemet e dëmtimit dhe është në fazën rikuperuese.
Mici është i pezulluar për ndeshjen ndaj lagunarëve për shkak se ka plotësuar numrin e kartonave. Një tjetër mungesë e mundshme është ajo e Tefik Osmanit, i cili po kalon një gjendje gripale. Sot pritet të bashkohet me grupin për të parë nëse do të jetë në dispozicion të Dajës ditën e nesërmë apo dhe ky i fundit do e "braktisë" trajnerin si tre lojtarët e tjerë.