
Ikona italiane e volejbollit Marco Mencarelli do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme. Vizita e tij do të jetë një pikënisje për projektet e së ardhmes.
Federatën Shqiptare të Volejbollit ka hartuar disa projekte në bashkëpunim me Federatën Italiane të Volejbollit që pritet të finalizohen. Mencarelli është një nga figurat më të shquara të trajnimit në Itali.
Postimi i Federatën Shqiptare të Volejbollit:
"Nesër mbërrin në Tiranë një nga ikonat e trajnimit italian, Marko Menkareli. Vizita e tij ngre siparin e projekteve të përbashkëta që Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka hartuar me Federatën Italiane të Volejbollit (FIPAV).
Në programin e tij, Menkareli do të ketë takime me drejtuesit e lartë të FSHV-së, me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), etj. Gjate vizitës së punës së tij Menkareli do të bëjë edhe një analizë të problemeve që has volejbolli shqiptar.
Marko Menkareli është një nga emrat më të njohur të trajnimit në Itali, aty ku ka nisur karrierën si trajner, që nga viti 1992, duke spikatur në role të ndryshe me përfaqësuesen e të rriturave të Italisë, për t’u shndërruar në një ekspert sidomos në përgatitjet e moshave.
Me këto të fundit ai ka fituar një numër të konsiderueshëm medaljesh të arta në nivel evropian dhe botëror, ndërsa aktualisht drejton skuadrën e talenteve të volejbollit italian, Club Italia, ndërsa cilësohet si një nga specialistët më të mirë të trajnimit në kontinentin evropian".