
Karriera e tij mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër, por dëshira për të punuar me skuadër që e ndërtoi nga A-ja nuk e bindi të ndryshojë ambient.
Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Igli Tare ishte emri më i lakuar për të marrë rolin e drejtorit sportiv të Milanit, por përgjigjia ishte e prerë: "JO"!
E pikërisht këtë vendim, drejtori sportiv i Lazios e ka komentuar në një intervistë të gjatë për "Corriere dello Sport".
"E kuptoj që Lazio është akoma një emër i rëndësishëm. Para se të largohem nga këtu do ta mendoj shumë mirë. E di që kam krijuar diçka të bukur, së bashku me të gjithë.
Milan? Kur më telefonoi Sacchi dhe më komplimentoi, ishte një krenari e madhe për mua. Dikur e kisha idhull, tani më komplimentoi për punën time. Kuqezinjtë më ofruan postin e Drejtorit sportiv por kjo e imja ishte një zgjedhje dashurie. Kuptova që largimi nga Lazio do të ishte një gjë e gabuar.Unë vendosa me zemër jo për para.
Merkato? Correa do të nënshkruajë së shpejti. Milinkovic ka një kontratë të rëndësishme, do të zgjatet për një vit, me ekuilibrin e duhur."- u shpreh ndër të tjera Tare.