
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur pas shortit të sotëm në Conference League. Lazio i tij do të ndeshet me hollandezët e AZ Alkmaar. Lacialët u kualifikuan mbrëmë me Cluj, pasi kishin fituar ndeshjen e parë 1-0. Në takimin e djeshëm në Rumani ata barazuan 0-0. Për shortin me AZ, Tare u shpreh:
“AZ Alkmaar është një skuadër e fortë, e cila po kalon një sezon të mirë në Eredivisie, duke ofruar futboll cilësor dhe janë në gjëndje ta vendosin kundërshtarin në vështirësi. Objektivi mbetet të vazhdojmë rrugën dhe të kapërcejmë 1/16”, ka përfunduar Tare.
Poll