
I ftuar në n emosionin "Fair Play" në News 24 është gazetari sportiv, Dritan Lundra i cili ka komentuar kërkesën e administratorit të Flamurtarit, Sinan Idirizi për gjykimin nga arbitra të huaj.
"Nuk mendoj që ul vlerat e kampionatit shqiptar, por nuk më duket normale. Edhe më herët kam përmendur disa raste kur Flamurtari është penalizuar nga gjyqtarët, por të nisësh një kampionat dhe ta mbyllësh me akuza, nuk më duket normale. Flamurtari është pak më i penalizuar, por më duket e ekzagjeruar kërkesa për gjyqtarë të huaj", është shprehur Lundra.
Poll