
Në garën e parë të zhvilluar pas pushimeve verore për Moto GP, triumfi është i Ducatit. Çmimi i madh i Australisë në Moto GP është i italianit Andrea Iannone. Ai fitoi farën e zhvilluar mesditën e sotme në Zeltweg.
Dominimi i italianit ishte i ndjeshëm, ndërsa u shkëput disa sekonda nga ndjekësit, ku la pas edhe shokun e skuadrës Andrea Dovizioso. Të dy së bashku i dhanë fitoren e parë Ducatit, pasi motorrat e tyre u renditën në vendin e parë dhe të dytë, duke lënë pas për herë të parë dyshen Honda-Yamaha, të cilët kanë mbizotëruar për vite me radhë. Në podium u ngjith dhe spanjolli Jorge Lorenzo, i cili garon me Yamaha. Në pozicion të papërshtatshëm u rendit Rossi, i cili mbajti vendin e katërt me Honda.