
Roma kërkon të përforcohet për sezonin e ardhshëm në repartin e mbrojtjes. Klubi verdhekuq ka hedhur sytë kohët e fundit nga kolumbiani i Juventus, Juan Cuadrado. 35 vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ende nuk ka rinovuar me bardhezinjtë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport” Cuadrado do të largohet dhe opsioni i Romës është mjaft me interes për të. Roma po kërkon një anësor lojtar të krahut të djathtë që mund të luaj si në mbrojtje si në sulm.
Kolumbiani i mbush këto kërkesa dhe është një zëvëdësues i duhur për Karsdorp dhe Celik. Klubi verdhekuq ka qenë përherë një derë e hapur për veteranët si Matic dhe Ëijnaldum, të cilët u morën me parametra zero
Poll