Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

I skadon kontrata, Rabiot shprehet i qetë: Po bëj një punë të mirë, jam i lumtur në Torino

Shkruar nga NEWSPORT
I skadon kontrata, Rabiot shprehet i qetë: Po bëj një punë

Adrien Rabiot ka pranuar se ai mund të nënshkruajë një kontratë të re me Juventus përpara se ajo aktualja të skadojë në verë. Sipas “90min.” për mesfushorin interesohen Tottenham, Liverpool dhe Manchester United. Këta të fundit ishin fare pranë huazimit të tij në verë, por ishte dëshira e Rabiot të qëndronte në Torino.

Këtë sezon ai ka bërë paraqitje mjaft të mira me Juven duke shënuar 9 gola në 33 takime të luajtura. Drejtuesit e Juventus janë të vendosur sipas “Tuttosport” të nënshkruajnë kontratën e re me francezin dhe ky i fundit e pohon diçka të tillë. “Në këtë moment nuk ka të reja, por sigurisht do të flasim shumë shpejt sepse sezoni mbyllet për dy muaj”, thotë 28-vjeçari.

“Jam i qetë. Ka një shans që unë të largohem, por gjithashtu mund të nënshkruajë një kontratë të re me Juventus. Jam i lumtur në Torino, po bëj një punë të mirë dhe kam marrëdhënie të mira me drejtuesit, shokët e ekipit dhe trajnerin. Ky i fundit më ka ndihmuar shumë këto dy vite, duke më besuar shumë. Kjo është e rëndësishme të ndihesh mirë dhe të marrë vendimet e duhura për të ardhmen time”, ka përfunduar Rabiot.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga