
Lens mori një fitore mjaft të rëndësishme mbremjen e djeshme, pasi mposhti PSG-në 3-1 në një sfidë spektakolare. Skuadra e Franck Haise i shkaktoi humbjen e parë kampionëve të Ligue 1 për këtë sezon dhe pas 3 pikëve të fituarave, timonieri i Lens u shfaq i kënaqur për fitoren, teksa theksoi se e njeh shumë mirë forcën e të tijve.
“Unë e di se çfarë jemi në gjendje të bëjmë, ne ende duhet të përballemi me PSG-në ne vazhdimesi dhe fakti qe mund ta bëjmë këtë është shumë pozitiv.
Nëse do të kishte një ndryshim, ishte në forcën kolektive dhe kjo është një nga pikat tona të forta të mëdha. Është e vërtetë që kam folur me lojtart vetëm javën e kaluar, sepse ata duhet të përfshihen në projekt. Ka raste kur është thelbësore të kesh një ndjenjë me lojtarët, të dish se çfarë mendojnë ata.
Kemi 40 pikë në javen e 17-të, tashmë është një hap i shkëlqyer. Nuk ndodh shpesh. Mund të themi se kemi shpëtuar (qesh). Ne duhet të ruajmë forcën tonë kolektive, e cila vjen nga një gjendje shpirtërore. Sido që të jetë ndeshja, ne duhet të japim gjithçka. Kështu që ne mund të udhëtojmë shumë pa vendosur kufij”, ka përfunduar Haise.