Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

I shënonte Tiranës në derbi, prezantohet Ertan Demiri: U ktheva në shtëpinë time

Shkruar nga NEWSPORT
I shënonte Tiranës në derbi, prezantohet Ertan Demiri: U ktheva

Ertan Demiri është prezantuar sot para mediave nga klubi i Shkupit. Ish-lojtari i njohur i Partizanit në vendin tonë, ka marrë detyrën si menaxher klubi dhe tashmë do të nisë menjëherë nga puna. Për kanalin zyrtar, Demiri ka deklaruar:

"Më në fund u ktheva në shtëpinë time. Falënderoj përzemërsisht kryesin e klubit për besimin e dhënë, besoj që me gjithë përvojën time do të kontribuoj që klubi të vazhdon të ngritët edhe më shumë. Ardhja ime te Shkupi është si rezultat i projektit shumë ambicioz dhe të sinqertë.

Unë do të jem urë lidhëse mes kryesisë,lojtarëve dhe stafit teknik, gjithashtu do angazhohem edhe te shkolla e futbollit për të ndihmuar maksimalisht që të "prodhojmë" sa më shumë lojtarë për ekipin e parë si dhe lojtar për transferim jashtë vendit. InshAllah do kemi shumë shëndet, suksese si dhe fatin sportiv ne anën tonë", është shprehur ai.

Kujtojmë që Ertan Demiri shënonte dikur në derbin e kryeqytetit, ku Partizani triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Tiranës.

[gallery columns="1" size="full" ids="243345"]

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga