Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I pranishëm në “Loro Boriçi”, Vllaznia feston 77-vjetorin e legjendës së futbollit shqiptar dhe shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
I pranishëm në “Loro Boriçi”, Vllaznia feston

Vllaznia dhe Partizani nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në “Loro Boriçi”. Një duel mjaf i luftuar dhe i rëndësishëm mes dy ekipeve të cilat në fund ndanë nga një pikë.

Por përpara startit të këtij takimi, në fushën e “Loro Boriçit” zbriti edhe ikona e madhe e futbollit shqiptar. Sabah Bizi “bekoi” lojtarët, ndërsa në qafë mbante edhe shallin e kuqebluve.

Një mënyrë kjo e veçantë nga klubi shkodran për t’i festuar edhe ditëlindjen legjendës së klubit. Bizi festoi kështu në mënyrën më të mirë të mundshme 77-vjetorin e tij të lindjes.

“ Ditën e djeshme, para ndeshjes Vllaznia – Partizani, patëm fatin të kemi mes nesh dhe t’i festojmë ditëlindjen ikonës së futbollit shqiptarë e shkodran, Sabah Bizi. Futbollisti që bëri histyorinë duke luajtur me fanelën e Vllaznisë, Partizanit dhe kombëtaren shqiptare.

Paç jetën e gjatë “Nderi i Kombit” Sabah Bizi!”, ka shkruar klubi shkodran në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga