
Pedro do të largohet në fund të sezonit nga Chelsea. Sulmuesi spanjoll është në përfundim të kontratës së tij me klubin anglez dhe nuk do të rinovojë.
Sipas “Cadena Ser” në Spanjë, lojtari ka konfirmuar se do të mbyll kontratën e tij në fund të sezonit dhe do të largohet. Pedro u transferua nga Barcelona te Chelsea në 2015 dhe arriti të fitonte një kampiona dhe FA Cup me blutë.
32-vjeçari do të ndryshojë ambient dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra e tij e re pasi largimi i tij nga Chelsea është i sigurt dhe i konfirmuar nga vetë lojtari.
Poll