
Andrien Ranbiot në këtë sezon është një lider i vërtetë te skuadra e Juventusit. Francezi është një nga lojtarët më të pëlqyer të “Zonjës së Vjetër”.
Kontrata e mesfushorit përfundon në fund të këtij sezonit, por drejtuesit nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e tij. Në këtë mënyrë palët prej javësh kanë arritur marrëveshjen për rinovimin dhe tashmë duket se do të hidhet edhe e zeza mbi të bardhë.
Rabiot aktualisht fiton një pagë vjetore prej 7 milionë euro dhe tashmë me shumë gjasa do të bvëhet zgjatja e kontratën të paktën edhe për një vit tjetër, sigurisht me kushte të përmirësuara ndjeshëm. Kujtojmë se 28-vjeçari mban veshur fanelën e “Zonjës së Vjetër” që prej vitit 2019.
Poll