Luka Modric është në vitin e fundit të kontratës së tij me Real Madrid. Një vit më parë kroati rinovoi kontratën me “Los Blancos” për një sezon, ndërsa këtë herë duken se gjërat janë ndryshe.
Mesfushori nuk shihet më nga stafi i madrilenëve si titullarë dhe në këto kushte 38-vjeçari mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të këtij sezoni. Në merkaton e verës para se të rinovonte me Realin, kroati refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite, pasi dyshonte në cilësonë e futbollit në kampionatin arab.
Në lidhje me të arshmen e mesfushorit ka folur Carlo Ancelotti. Italiani ka theksuar se është vetë lojtari që do të vendosë për të ardhmen e tij.
“Ai është një legjendë e këtij klubi dhe e futbollit. Ai do të duhet të marrë vendimet për sezonin e ardhshëm”, theksoi Ancelotti.
Modric këtë sezon ka arritur të luajë me madrilënët në 24 ndeshje, 1.250 minuta në total. Ka shënuar 1 gol në La Liga dhe ka asistuar në 6 raste në të gjitha kompeticionet ku ka marrë pjesë. 38-vjeçari veshi fanelën e “Los Blancos” në verën e vitit 2018, ku kaloi nga Tottenham te Reali.