
Me vështirësit për rinovimin e kontratës së Rafael Leao, Milani ka kaluar fokusin në çështjet më të “lehta”. Kuqezinjtë dhe përfaqësuesit e Ismael Bennacer do të rinisin bisedimet për rinovimin e kontratës. Mesfushori është përfshirë në të gjitha ndeshjet e Serie A dhe Champions League të Milanit duke qenë një figurë kyçe në formën e mirë të kampionëve të Italisë.
Sipas raportimeve të gazetarit Daniele Longo, Maldini po përgatitet të ulet në tryezë me agjentin e algjerianit, Moussa Sissoko. Palët do të bisëdojnë gjatë pauzës së Botërorit dhe kuqezinjtë duhet të nxitojnë pasi kontrata skadon në sezonin e ardhshëm.
Bennacer ka vendosur kushte të qarta për rinovimin, 4 milionë euro në sezon dhe presidenti i ri Gerry Cardinale përballet me testin e tij të parë në krye të klubit. Nuk pritet të ketë ndonjë surprizë dhe Milani është i gatshëm të plotësojë kërkesat e 24-vjeçarit.