Klubi i Tiranës ka arritur një marrëveshje me “UN ËOMEN”, agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, bardheblutë bëjnë me dije se kryeqytetasit janë të parët në historinë e futbollit shqiptar që arrijnë marrëveshjen për një bashkëpunim të tillë. Në faqen zyrtare të Tiranës thuhej:
“KF Tirana. Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UN Ëomen Albania!
KF Tirana nis një rrugëtim të ri dhe jep një mesazh të fortë për barazinë gjinore.
Ditën e djeshme është zhvilluar ceremonia e nënshkrimit të bashkëpunimit mes Klubit te Futbollit Tirana me agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri; UN ËOMEN, agjenci e OKB-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
KF Tirana bëhet i pari klub në historinë e futbollit shqiptar që nënshkruan bashkëpunimin për implementimin e 7 parimeve bazë për fuqizimin dhe barazinë gjinore në futboll”.