
Steven Gerrard është shumë afër rikthimit në Premier League. Ish-kapiteni i Liverpool është i “papunë” që prej tetorit të vitit të kaluar kur ndau rrugët me skuadrën e Aston Villës.
Tashmë që Premier League ka përfunduar, skuadrat janë vënë në punë për të ndërtuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Kë këto kushte emri i Gerrard ka nisur të lakohet te skuadra e Leeds United, që fatkeqësisht ra në Championship.
Drejtuesit e klubit anglez cilësojnë Gerrard si personin e duhur për të rikthyer skuadrën në elitë dhe tashmë kanë nisur punën për të bindur legjenden e Liverpool
Vetë Gerrard e intrigon shumë kjo sfidë dhe shtypi anglez shkruan se marrëveshja e emërimit të tij si trajneri i ri i Leedsit, është afër. Gjithsesi, pronarët e klubit po studiojnë edhe alternativa të tjera, për të mos mbetur pa zgjidhje nëse nuk arrihet akordi me ish-mesfushorin e madh anglez.