Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

I padëshiruar te Atletico, Juventusi vihet pas argjentinasit

Shkruar nga NEWSPORT
I padëshiruar te Atletico, Juventusi vihet pas argjentinasit

Rodrigo De Paul nuk është më në planet e Atletico Madrid, duke u shndërruar në një lojtar të padëshiruar dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg “Metropolitano”.

Në këto kushte argjentinasi është nxjerr në shitje nga klubi dhe tashmë për shërbimet e tij kanë nisur edhe interesimet e para.

Në Serie A raportohet se Juventusi është një ga ekipet që po shqyrton situatën e De Paul ndërsa do të tentojë edhe transferimin e tij gjatë merkatos së janarit. Biankonerët kanë nevojë për përforcime cilësore në repartin e mesfushës dhe De Paul do të ishte goditja e shumëkërkuar nga Max Allegri.

Kontrata e argjentinasit me spanjollët skadon në verën e vitit 2026 dhe çmimi për të lënë të lirë lojtarin është 45 milionë euro. 28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 15 ndeshje me Atleticon ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga