
Vllaznia mposhti Dinamon në Loro Boriçi me rezultatin 3-1 në një ndeshje të bukur për t’u parë. Shkodranët marrin 3 pikë shumë të rëndësishme dhe shkojnë vetëm 1 pikë larg vendit të katërt. Pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani dha prononcimin e tij për MCN TV.
Fitore në moment të vështirë. Sa shërben?
Mirë thoni minikrizë. Fitore shumë e vlefshme duke marrë parasysh situatën. Lojën nuk mendoj e nisëm mirë, por shpejt e dhamë golin e barazimit dhe avantazhit. Vllaznia sot luajti në mbrojtje mirë. Krijuam raste me sulme shpejt, jam i kënaqur dhe me lojën dhe angazhimin.
A mendon që Vllaznia më e mirë e juaja?
Jo mendoj ka vend për përmirësime. Kur them do kemi përmirësime, mendoj në lojën sulmuese, që krijojmë raste dhe të japim më shumë gola. Këtu duhet të punohet.
Pse kaq shumë oshilacione te Vllaznia, si e shpjegoni?
Ne lojën e fundit me Egnatian po dhe me Partizanin, luajtëm shumë hapur. Me tendencë sulmuese, sot ndryshuam pak. Nuk ishte shumë lojë e bukur. E përsëris jo lojë e bukur, por rezultati tregon që ishte e arsyeshme.
Ky është kontigjenti i duhur për ta mbyllur kampionatin apo do ketë ndërhyrje?
Thashë dhe para duhet të ndërhyjmë për të rritur konkurrencën.
Ka lojtarë që duhen larguar në janar?
Jemi të koncentruar për këto dy ndeshje. Pothuajse po, do te ketë largime. I referohem dhe largimit që iu bë dy lojtarëve. Është ndoshta pak problem, dihet afati kalimtar, koha kur lojtar kualitativ rrallë gjenden të lirë. Megjithatë ne duhet të reagojmë.