
Zekirija Ramadani do të largohet nga Gjilani. Trajneri i njohur ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës dhe ky vendim është pranuar nga drejtuesit e klubit. Nën drejtimin e tij, Gjilani përfundoi si forcë e tretë e kampionatit kosovar, pas Dritës dhe Ballkanit.
“Trofeu” më i madh që tifozët e këtij klubi festuan ishte ajo në derbin e fundit me Dritën, ku Gjilani i ndali duke i dhënë një goditje “KO” rivalëve që humbën kreun ndaj Ballkanit. Skuadra e Ilir Dajës më pas mbylli kampionatin në vendin e parë duke fituar titullin e dytë rradhazi.
Kanal 10 raporton se Ramadani do të vijojë karrierën e tij të trajningut në Arabinë Saudite duke ndjekur kështu trendin më të fundit ku yje të klasit botëror si Ronaldo, Benzema e Kante janë bërë pjesë e kampionatit vendas.