
Partizani ka fituar në "Selman Stermasi" ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0, fal golit të Bitrit. Ndeshja u duk e lehtë në fillim por me kalimin e kohës po vështirësohej sidomos për të kuqtë. Me fitoren e sotme Partizani shkon në vendin e 4 me 28 pikë. Pas ndeshjes foli për supersport mbrojtësi Eneo Bitri i cili u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.
"Është një ndjenjë e veçantë pasi shënova gol për tre pikët. Dhamë maksimumin dhe shënova unë. Mendoj se edhe me tre kemi qenë mirë. Ndeshjet nuk kanë shkuar ashtu siç duhet. Trajneri që ishte i provoi si me tre dhe me katër kështu është futbolli. Jam shumë i emocionuar në këto momente që flas. Mezi po flasë edhe vetë dhe nuk e di. Çështja Mala nuk flas unë e di klubi. Atmosfera në klub është shumë e mirë. Nuk e di si duket nga jashtë por ne japim maksimumin këtu", tha Bitri.