Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“I dërgoj një përqafim të madh Peles”, Vinicius: Ka nevojë për mbështetjen tonë, fitorja është për të

Shkruar nga NEWSPORT
“I dërgoj një përqafim të madh Peles”, Vinicius:

Brazili fitoi 4-1 ndaj Koresë së Jugut duke u kualifikuar për në fazën ccerekfinale të Kupës së Botës. Një fitore që padiskutim ishte shumë e rëndësishme dhe si e tillë, Vinicius Jr nuk kishte dyshime, pasi këtë triumph ia dedikon legjendës së futbollit, Pele, me këtë të fundit që prej 1 javë ndodhet i shtruar në spital, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

“Shpresoj që të vazhdojmë të kërcejmë deri në finale. Dhe i dërgoj një përqafim të madh Peles, i cili ka nevojë për shumë forcë. Kjo fitore është për të. Le të shkojë gjithçka mirë, që ai të dalë nga kjo situatë dhe ne të jemi kampionë.

Do të ishte normale që, me kalimin e kohës, të rriteshim në konkurrencë. Me çdo lojë që kalon, ne bëhemi më të sigurt dhe të integruar. Sot luajtëm me një skuadër që na dha hapësirë dhe kur kemi hapësirë, është shumë e komplikuar për kundërshtarin, sepse krijuam shumë raste për të shënuar”, përfundoi ylli i Real Madrid.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga