
Novak Djokovic nuk është lejuar nga autoritete australiane për të hyrë në vendin e tyre. Tenisti kërkon të marrë pjesë në “Australian Open”, ndërsa në Australi e kanë bllokuar pasi serbi nuk dëshiron që të vaksinohet kundër Covid.
Ministria e Shëndetësisë në Australi ka izoluar sportistin prej disa ditësh në aeroport, me këtë të fundit që ka disa fakte në favor të tij. Ftesa e marrë nga organizatorët thotë qartë se sportistët që marrin pjesë duhet të kenë qenë të vaksinuar, ose të jenë imunë dhe të kenë kaluar Covid në gjashtë muajt e fundit.
Dokumentacioni që paraqiti Djokovic tregon se ai është shëruar nga Covid në 16 dhjetor të 2021, duke kërkuar që të marrë pjesë në turne edhe pse i pavaksinuar.
Poll