
Elseid Hysaj do të qëndrojë te Napoli. Sipas menaxherit të tij, Hysaj ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin napolitan deri në 2020. Shkodrani do të përfitojë nga klubi italian 500 mijë euro në sezon, një shumë relativisht e konsiderueshme kjo, duke qenë se lojtari e ka të ardhmen përpara. Megjithatë edhe pse është lojtari që ka luajtur më shumë minuta sezonin e shkuar me Napolin, ai përfiton më pak se lojtarët e tjerë. Kujtojmë që Hysaj në këtë merkato verore u kërkua me ngulm nga Barcelona, Bayern Munchen dhe Juventus. Në këtë mënyrë Hysaj ka shuar të gjithë zërat për një largim të tij nga skuadra e Napolit.
Poll