
Elseid Hysaj ka nisur punën me skuadrën e Lazios. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka lënë Napolin për t'u transferuar në një tjetër ekip të madh siç është skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri. Dje, shkodrani do t'i nënshtrohej vizitave mjekësore, ndërsa ka dalë menjëherë në stërivtje me kryeqytetasit.
Ende nuk dihen detajet e kontratës teksa pritet një komunikim zyrtar nga ana e klubit të Lazios. Mbrojtësi i linjës së djathtë ishte në qendër të vëmendjes te Napoli për shkak të mungesës së hapësirave në formacionin titullar. Tashmë ai ka nisur një tjetër aventurë të re pikërisht në kulmin e karrierës sportive.
Poll