
Vllaznia udhëtoi në transfertën e vështirë të kryeqytetit për t’u përballur me Partizanin në ‘Arenën e Demave’ ditën e djeshme.
Një ndeshje për t’u harruar e shkodranëve të cilët u mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 nga të kuqtë. Një disfatë që rëndon akoma më shumë situatën në kampin kuqeblu të cilët e shohin veten në vendin e 8-të të zonës ‘Play-Out’.
Mirëpo, në gjithë atë errësirë Vllaznia ka diçka për t’u krenuar nga kjo sfidë. Për shkodranët debutoi lojtari i datëlindjes 2005, Ersi Zaganjori, i cili luajti minutat e para profesioniste me fanellën kuqeblu.
Poll