
Shpëtim Duro ka folur pas humbjes 1-0 kundër Bylisit. Trajneri i njohur kryeqytetas u shpreh për mikrofonin e Oversport:
“Sigurisht vinim pas një ecurie pozitive, por futbolli i ka këto, i pranon. Edhe sot nuk ishte problem euforie. Diferencat në futbollin shqiptar janë të vogla. Sa i përket lojës, është normale ne dominuam gjatë gjithë ndeshjes. Bylis ishte i gjithi në gjysmëfushën e vet. Edhe në pjesën e dytë nuk shënuam.
Zëvendësimet? Nuk jam i kënaqur sepse nuk shënuan. Desha t’i jap përparësi lojës sulmuese. Pati një rast të pastër Delarge. Por, futbolli është i tillë.
Mësim apo shenjë alarmi? Nuk mund të them, por brenda mund të ketë eufori. Kam folur këto ditë me skuadrën dhe kjo ndeshje është shumë e vështirë se sa me Vllazninë. Do të kishim më shumë probleme nëse s’do të shënonim. E rëndësishme është të reagojmë. Skuadra përsëri funksionoi me probleme në finalizim. Futbolli, kampionati është i tillë që mund të fitosh dhe të humbësh”, tha ai.