Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Humbja ndaj Brazilit i kushton stolin, kombëtarja e njohur mbetet pa trajner

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja ndaj Brazilit i kushton stolin, kombëtarja e njohur mbetet pa

Brazili mposhti 4-1 Korenë e Jugut për të siguruar kështu edhe kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Botës. Brazilianët konsiderohen favoritë për të ngritur lart trofeun e këtij turneu dhe si të tillë nuk kursuen as Korenë e Jugut.

Humbja ndaj kombëtares braziliane i ka kushtuar stolin timonierit të Koresë së Jugut, ku Paulo Bento njoftoi se do të largohet nga drejtimi i kësaj skuadre. Tekniku tha për mediet pas këtij takimi se vendimin e tërheqjes e ka marrë që në shtator.

“Pjesëmarrja jonë përfundoi këtu dhe tani është koha të mendoj për të ardhmen, e cila nuk do të kalojë nga kombëtarja koreane. Do të pushoj dhe pastaj do të shoh se çfarë do të bëj. Sapo ua komunikova lojtarëve, presidentit, është një vendim që e kam marrë që nga shtatori, sot përfundova vetëm duke e konfirmuar dhe duke falënderuar për gjithçka kanë bërë dhe për gjithçka që dhanë” tha Bento.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga