Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Humbja ndaj Anglisë, trajneri i Kosovës pranon rezultatin: Kemi bërë gabime të pafalshme

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja ndaj Anglisë, trajneri i Kosovës pranon rezultatin: Kemi

Mbrëmjen e sotme është luajtur ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të.

Takimi përfundoi me rezultation 5-3 për anglezët. Pas sfidës, trajneri I dardanëve, Bernard Challandes është shprehur se në këtë takim janë bërë disa gabime të pafalshme, por gjithashtu shtoi se Kosova luajti me një nga ekipet më të forta në botë.

"Luajtëm përballë një ekipi të jashtëzakonshëm, kundër njëri ndër ekipeve më të mira në botë. U përpoqëm të bënim gjithçka, kishim topin, humbëm topin, por Anglia kishte efikasitetin. Nuk ishte problem taktika mbrojtëse, ishte vetëm çështje loje. Mund të kemi pësuar gola për shkak të gabimeve të tjera, kemi bërë gabime të pafalshme. Në fund ky është rezultati dhe normalisht nuk jam i kënaqur. Normalisht unë e marrë përgjegjësinë, pasi i kam thënë skuadrës se duhet ta provojmë dhe përballë kishim një skuadër perfekte. Ne mund të bëjmë më mirë, pasi ky ishte një rezultat që më surprizoi sepse nuk e kam pritur që Anglia të shënonte në kundërsulme. Ishte e vështirë për ne, duhet ta analizojmë. Ne kemi dëshiruar të luajmë pavarësisht kë kemi pasur kundërshtarë dhe duhet të jemi krenar për pjesën e dytë që e zhvilluam. I thashë futbollistëve të mos dorëzohen pas pjesës së parë dhe ata nuk u dorëzuan".

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga