Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Humbja me Interin u “hapi sytë”, Milani u tregon derën 10 lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me Interin u “hapi sytë”, Milani u tregon derën 10

Sfida e të mërkurës ishte një humbje e dhimbshme për Milanin teksa vjen edhe nga rivali i përbetuar në një gjysmëfinale Championsi. Zikaltërit fituan pastër 0-2, një sfidë ku kuqezinjte nuk rrezikuan shumë portën e Onanas.

Drejtori Maldini, në fund të ndeshjes, tha se ekipi ka nevojë që të ngrejë nivelin e cilësisë teksa edhe ne kampionat janë jashtë zonës Champions. Futja në Top4 është objektiv jetik për kampionët në fuqi për të mbajtur financat e shëndosha dhe për të tërhequr yje në merkato.

Fillimisht, drejtusit kanë vendosur të bëjnë një revolucion me plot 10 lojtarë që kanë rrugën e lirë për t’u larguar. Në listën e largimeve të mundshme janë Tatarusanu, Mirante, Bakayoko, Ibrahimovic, Dest, Vranckx, Adli, Ballo Toure, Rebic dhe Messias. Pa përjashtuar ndonjë shitje të papritur.

Largimi i tyre kërkon edhe zëvëndësues të tjerë dhe ajo që është e sigurtë, është se kjo merkato që pritet të vijë, do të jetë shumë e zhurmshme në zyrat e kuqezinvje.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga