
Në Serbi humbja ndaj Shqipërisë po konsiderohet si një nga disfatat më të mëdha në historinë e tyre. Kuqezinjtë e Sylvinhos fituan 1-0 në mes të Serbisë, me Rey Manajn që si një “shqiponjë” e vërtetë fluturoi mbi të gjithë për t’i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit tonë.
Por mediat serbe nuk e “kapërdijnë” dot diçka të tillë dhe këtë sfidë e quajnë skandaloze. “Humbja më e rëndë në histori” është titulli i artikullit të “Kurir”. Gjithashtu kjo media nuk kursen as kritikat ndaj futbollistëve për paraqitjet e tyre në fushën e lojës. Madje, sugjeron se ndërrimi i trajnerit do të ishte si mënyrë për të rifituar drejtimin.
“Blic Sport” ka vendosur si titull kryesor: “Tragjedi dhe fundi i ideve të Dragan Stojkovic: ëndrrat e Serbisë për Botërorin i shuan Shqipëria në Leskovac”, duke i dhënë tjetër "shuplakë" ekipit serb.
As “Alo.rs” nuk kursehet për disfatën ndaj Shqipërisë: “Natë e vështirë në Leskovc shkruan fillimisht portali i mirënjohur. Shqiponjat pësojnë një humbje të dhimbshme. Shqipëria trondit Serbinë në Dubocicë”.
Siç dihet aktualisht pas kësaj disfate Serbia mban vendin e 3-të në gurpin K me 7 pikë, 4 më pak se Shqipëria, por serbët kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur. Ndërkohë kryeson Anglia me 15 pikë.