
Humbja kundër Bayern Munchen ka trazuar situatën te Inter. Bavarezët fituan 2-0, por më shumë shije të hidhur la loja e zikaltërve. Kritikat kanë nisur dhe i drejtohen pikërisht trajnerit Inzagi.
Së fundmi është gazetari suedez Siavoush Fallahi, i cili shigjeton teknikun e njohur për zëvendësimet e tij.
Sipas Fallahit është e pakonceptueshme që në lojë të futet Galjardini para Asllanit. I habitur, ai shkruante në Tëitter: “Si mund të futësh Galjardinin para Asllanit? Inzagi duket jashtë kontrollit”.
Mesfushori shqiptar i transferuar me mjaft bujë në këtë merkato vere nuk po merr asnjë minutë nga trajneri italian.
Poll