Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Humbja e 3-të rresht, LAMPARD: Dështuam të gjithë, Brighton e meritoi fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja e 3-të rresht, LAMPARD: Dështuam të gjithë, Brighton

Frank Lampard mori humbjen e 3-të rresht në krye të Chelsea, teksa numëron 2 në kampionat dhe 1 në Champions League. As ulja në stol e tij nuk ka mundur të “zgjojë” dot Blutë e Londrës që ditën e sotme u mposhtën 1-2 nga Brighton në “Stamford Bridge”.

Pas kësaj disfate Lampard do të theksonse se djemtë e De Zerbit e merituan fitoren, ndërsa deklaroi se skuadra e tij ditën e sotme dështoi.

“Ishte humbja më e merituar që kemi marrë deri më tani. Për momentin, ne duhet të ulemi e të bisedojmë në lidhje me performancat tona më shumë sesa për humbjet.

Ne dështuam të gjithë. Brighton ka një skuadër shumë të mirë. Ata fituan edhe duelet ndaj nesh. Sigurisht që nuk mund të fitojmë nëse vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë”, u shpreh Lampard.

Chelsea ndodhet në krizë totale. Skuadra londineze regjistroi humbjen e 12-të sezonale në kampionatin anglez, aty ku renditet në vendin e 11-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga