
Lushnja – Apolonia ishte ndeshja e ditës në futbollin shqiptar. Derbi i Myzeqesë u mbyll në barazim 1-1, por lagunarët kishin mundësinë më të mirë për të marrë 3 pikët në shtëpi.
Në minutën e fundit të ndeshjes, vendasit kishin në duar një 11-metërsh që ndryshe nga zakonisht, u godit nga Leroux e jo kapiteni Canka. Mesfushori francez gaboi duke i ‘hequr’ skuadrës 2 pikë të arta. Vetë Leroux ka kërkuar falje me një postim në rrjete social dhe premton se do të japë maksimumin për të shpaguar këtë rast të humbur.
Postimi i Leroux:
"Mendoj se duhet të flas dhe t'u kërkoj falje fansave. Më vjen shumë keq për këtë penallti të ekzekutuar në minutën e fundit. Futbolli ndonjëherë mund të jetë vërtet mizor. Do të kisha dashur shumë që të sillja këtë fitore në derbi për tifozët... Si gjithmonë, do të jap maksimumin në ndeshjet e ardhshme për të provuar të shpengoj veten".