Vdekja e Raphael Dwamenës në ndeshjen Egnatia – Partizani, padyshim ka tronditur mbarë opinionin publik. Dhimbja është e madhe. E veçanërisht te Arbi Laçi, i cili ka humbur një “xhevahir” jo vetëm të fushës, por edhe përtej saj.
Kushdo që e ka njohur Raphaelin tregon anën e tij njerëzore, ku në çdo tryezë batutën e kishte pjesë të jetës së tij.
Sot, Laçi ka bërë një postim tjetër në rrjetet sociale ku shkruan: “Kampioni im”, shoqëruar me këngën “See you again”, e thënë në shqip: “Shihemi përsëri”. Në foton e postuar, Laçi shfaqet duke e përqafuar pikërisht pas fitimit të Kupës së Shqipërisë.
[caption id="attachment_712485" align="alignnone" width="407"] Postimi i Lacit[/caption]
Poll