
Fiorentina nuk ia doli as në Conference League. U mposhtën nga West Ham me shifrat 1-2. Skuadra vjollçë e mbyll kështu sezonin pa asnjë trofe. kjo është finalja e dytë që humbet në pak ditë dhe për të gjthë stafin dhe lojtarët është e dhimshme.
Pas kësaj disfate trajneri, Vincenzo italiano u shpreh se është shumë e dhimbshme të shikojë lojtarët teksa vuajnë, teksa do të donte të mos e përjetonte kurrë diçka të tillë.
“Të humbësh dy finale, aq më tepër duke luajtur futboll të mirë, dhemb shumë. S’e prisja të përfundonte kështu, sidomos pas reagimit të bukur të skuadrës dhe barazimit të Bonaventurës. Një penallti e dyshimtë na mposhti.
Mandragora kishte shansin e golit të dytë. Më pas erdhi ai gol i pësuar në fund që na kushtoi trofeun.
Ndoshta do ishim favoritë në shtesa. I shoh djemtë të shkatërruar dhe ndihem keq. Çfarë ndjesie e keqe, do doja të mos e përjetoja kurrë.
E ardhmja? Presidenti ishte i qartë. Siç ndodhi vitin e kaluar dhe u ndodh shumë trajnerëve, ne do të shihemi dhe do të flasim për të ardhmen. Nuk ka asgjë tjetër për të shtuar, në fund të sezonit do të flasim”, pëfundoi tekniku i italianëve.