Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Humbën finalen e Kupës, drejtori thumbon rivalët e qytetit

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme u zhvillua finalja e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës, në Fadil Vokrri. Në fund të 90 minutëshit, fituese u shpall Prishtina teksa mposhti Gjilanin me rezultatin e pastër 0-2, me të dy golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, drejtori i skuadrës rivale të Gjilanit, Drita, ka thumbuar kundërshtarët e tij të qytetit. Valon Zymberi ka postuar një foto nga ndeshja e Dritës dhe Prishtinës ndërsa shkruan: “Dy ngjyra”, duke përdorur edhe figurat bardhë e blu.

Gjilani dhe Drita kanë një rivalitet të ashpër mes tyre ku shpesh kanë patur edhe tensione. Këtë sezon, ishte pikërisht Gjilani, skuadra që nxorri nga gara për titullin kampion Dritën teksa i ndalën në derbi dhe i dhanë asistin Ballkanit të Ilir Dajës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga