
Gianluca Frabotta do të largohet nga Juventusit. Mbrojtësi që bëri debutimin me skuadrën e parë sezonin e kaluar nuk do të jetë më pjesë e klubit dhe do të firmosë sërish në Serie A.
Mediat italiane bëjnë me dije se Juventusi ka arritur akordin me Hellas Veronën për huazimin e lojtarit, ndërsa veronezët do të kenë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Pas Pjaca që kaloi te Torino, Frabotta do të jetë largimi i radhës nga Juventusit pasi nuk është në planet e trajnerit Allegri. 22-vjeçari italian luajti në 16 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, ndërsa debutoi edhe në Champions League me trajnerin Pirlo, por tashmë Frabotta do të nisë një tjetër aventurë dhe do të qendrojë sërish në elitën e futbollit italian.