Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

HISTORIKE/ Tenisti EUROPIAN fiton titullin e 100 në KARRIERË

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIKE/ Tenisti EUROPIAN fiton titullin e 100 në KARRIERË

Roger Federer nuk di të ndalet. Tenisti zvicerian triumfoi në Dubai, teksa mposhti pa shumë vështirësi në vetëm dy sete 20-vjeçarin e talentuar grek, Stefanos Tsitsipas, duke regjistruar në këtë mënyrë trofeun e 100 në karrierë në turnetë ATP, vetëm 9 turne më pak se vendi i pare, që mbahet nga Jimmy Connors.

Të dielën e 4 shkurtit të vitit 2001 tenisti helvet ishte vetëm 19 vjeç kur mundi në tre sete tenistin francez Julien Boutter në finalen e turneut "indoor" të Milanos, megjithatë duhet të kenë qenë fare të paktë ata që mund ta kenë imagjinuar 18 vjet më pas tenistin nga Baseli në kuotën e tre shifrave sa i përket turneve ATP të fituar në karrierë.

Trofeu i 100 u regjistrua pikërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një ndër turnetë më të dashur për sportistin helvet.

Ky ishte finalja e 10 në Dubai për mjeshtrin zviceran, ndërkaq Tsitsipas ishte kundërshtari i tij i 50-të në karrierë në ndeshjet finale të turneve ATP, nga 25 vende të ndryshme dhe interesant është fakti se tenisti grek, që është 17 vjet më i ri se sa Federeri as nuk kishte lindur kur Federer siguroi trofeun në aktivitetin e Milanos.

Me këtë sukses, Federer do të ngjitet në pozicionin e pestë në renditjen botërore, ndërkaq Stefanos Tsitsipas, që javën e kaluar triumfoi në Marsejë, përfitoi një çek sa gjysma e Federerit, gjithsesi të majmë me çerek milioni dollarë. Nga vendi i 11-të, tenisti helen ngjitet në vendin e 10-të, duke hyrë në histori si i pari tenist grek që futet mes 10 tenistëve më të mirë të botës në klasifikimin e përgjithshëm ATP.

Tags:

TENIS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga