Zyrtare: Maurizio Zamparini nuk është më president i Palermos. Ish-numri 1 i klubit siçilian ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Lajmi konfirmohet nga "Corriere dello Sport".
Brenda kësaj jave do të emërohet presidenti i ri i Palermos.
Kreu i ri i klubit siçial është anëtar i një kompanie anglo-amerikane që do të investojë në projektet e "Zamparini Grup", me përparësi sidomos në skuadrën e Palermos dhe në impianteve sportive të këtij klubi.
Objektivi i investitorëve të rinj është të çojnë klubin e Palermos në nivele të larta, të paktën në zonën e Europës brenda 4-5 vitesh.
Ndërkohë, Maurizio Zamparini njihet si një nga presidentët më karizmatik të Serisë A. Dikur, ai pohoi se nuk i ndiqte ndeshjet e Palermos në stadium, sepse kishte shumë emocione dhe nuk i përballonte dot, ndërsa kishte gjetur një zgjidhje. "Para se të nisë ndeshje prenotoj një taksi dhe bëj xhiro reth stadiumit për 90 minuta deri sa ndeshja të mbarojë, ndërsa i ndjek takimet e Palermos përmes transmetimit të radios në taksi", do të ishte deklarata e bujshme e presidentit të Palermos, Maurizio Zamparini.
[caption id="attachment_86196" align="alignnone" width="810"] Maurizio Zamparini, ish-presidenti i Palermos[/caption]