Holandezi me origjinë nga Maroku, Anwar El Ghazi është kthyer në një temë shumë të fortë në mediat holandeze. Sulmuesi i krahut i cili ka qenë pjesë e shumë ekipeve të njohura në arenën ndërkombëtare ka habitur me zgjedhjen e tij.
Lojtari i PSV ka zhvilluar 2 takime me ekipin e parë të Holandës dhe ka qenë pjesë e rregullt e moshave të U-17, U-18, U-20 dhe U-21. El Ghazi mban gjithashtu nënshtësinë marokene dhe sipas mediave në Holandë, Maroku po bën të pamundurën që t’i plotësojë të gjithë dokumentacionet e nevojshme.
27 vjeçari nuk është grumbulluar në listën e 55 lojtarëvë që Van Gaal ka përgatitur. Më herët El Ghazi ka qenë pjesë e Ajax, Lille, Aston Villa, Everton dhe së fundmi PSV.
[caption id="attachment_665299" align="alignnone" width="467"] El Ghazi[/caption]