
Kosova mbylli edicionin e saj futbollistik. Prishtina ia doli të rrëmbejë ttiullin kampion, ndërsa Llapi bëri të veten Kupën. Federata e Futbollit në Kosovë bën me dije se është mbledhur Komiteti Ekzekutiv, ku ka diskutuar për sezonin që lamë pas. Gjithashtu, një temë që është prekur është edhe ajo e trukimeve.
"Komiteti Ekzekutiv analizoi dhe diskutoi për rrjedhën dhe përfundimin e garave në këtë edicion, duke konstatuar se garat patën rrjedhë sipas dinamikës së paraparë si dhe përfundim të mirë, duke mos përjashtuar faktin se disa ndeshje janë nën investigim" shkruan FFK.
Poll