Panik në "Estadio Palogrande" në Kolumbi, ku një përplasje e fortë mes dy futbollistëve të Deportivo Santani ka shqetësuar jo pak të pranishmit. Protagonist është bërë futbollisti Jorge Aguilar.
Paraguajani u përplas me shokun e tij të skuadrës kokë më kokë në fillim të pjesës së dytë, duke rënë në tokë pa ndjenja.Ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor dhe pastaj të ambulancës shmangën tragjedinë.
Aktualisht Jorge ndodhet jashtë rrezikut për jetën në një spital shumë afër stadiumit.
Poll
