Superiore
Superiorja ditën e sotme do të vijë me disa takime mjaft të rëndësishme dhe delikate. 6 ekipe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 27-të të kampionatit dhe do të marrin vëmendjen e tifozëve.
Gjithçka do të nisë me përballjet Bylis – Vora dhe Tirana – Elbasani në orën 15:00. Të dyja këto sfida do të luhen paralelisht në “Adush Muça” dhe “Selman Stërmasi”.
Ndërkohë në orën 18:00 e gjithë vëmendja do të përqendrohet te sfida Flamurtari – Vllaznia, e cila do të luhet në stadiumin “Flamurtari”.
NDESHJET:
Bylis – FK Vora
Tirana – AF Elbasani
Flamurtari – Vllaznia
Poll
