
Kukësi mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Vllaznisë, me verilindorët që triumfojnë 2-0 në “Kukës Arena”.
Heroi i këtij takimi ishte Solodovnicov, i cili arriti të shënonte dopietë me verilindorët. Pas sfidës sulmuesi moldav ishte shumë i lumtur për golat dhe që Kukësi mori fitoren. Ndër të tjera ka theksuar se Kukësi do të mbijetojë në Superiore.
“Golat dhe fitorja? Jam shumë i lumtur për golat dhe tashmë për Kukësin shtojmë mundësinë për të qëndruar në Superligë.
Si është aventura te Kukësi? Unë jetoj në Tiranë, pror Kukësi është një skuadër shumë e mirë. Do të luftojmë shumë ndeshje pas ndeshje për të arritur te fitoret dhe për të bërë të mundur që Kukësi të qëndrojë në Superiore”.
Poll