
Juan Cuadrado ishte padyshim lojtari më i mirë i Juventusit në derbi ndaj Interit. Kolumbiani shënoi dy gola në fitoren 3-2 të bardhezinjve që mbajnë gjallë shpresat për një vend në Champions. Pas ndeshjes, Cuadrado u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë për Juventusin, por të gjithë bashkë sakrifikuan dhe arritën të merrnin 3 pikë jetike për ta.
"Pas largimit të Bentancur me të kuq, të gjithë e ndihmuam njëri-tjetrin, duke vuajtur, duke u kthyer pas. Te penalltia ndjeva besimin për ta goditur, kisha shënuar disa herë dhe duhej të shënoja me forcë për t'i dhënë vazhdimësi dhe shpresë skuadrës për të arritur Championsin. Fiorentina-Napoli? Nuk e kemi menduar. Kishim në mendje vetëm sfidën e sotme, nesër sigurisht që shpresojmë se diçka do të ndodhë. Por duhet të vazhdojmë më tutje", u shpreh Cuadrado.