Enea Jorgji do jetë arbitri kryesor i finales së Superkupës. Sfida mes Partizanit dhe Egnatias merr jetë prej orës 19:00, nesër(20 dhjetor) në “Air Albania”. Elbasanasi ka gjykuar vetëm 1 herë përballje mes këtyre dy skuadrave.
Më 30 tetor të vitit 2022, Jorgji gjykonte në Rrogozhinë teksa Egnatia fitonte 3 me 0 ndaj Partizanit. Kjo përkon dhe me fitoren e vetme të Egnatias kundër Partizanit.
Fat për rrogozhinasit, që fituan penallti dhe e shndërruan gol me Fernando Medeiros. Dy gola të tjerë i shënoi Arbin Zejnullai. Kujtojmë se të dy lojtarët priten nesër titullarë kundër “demave”.
Jorgji u shpall së fundmi “Arbitri më i Mirë i Vitit 2023” nga Federata Shqiptare e Futbollit. Tashmë ka në dorë drejtësinë në finalen e Superkupës që zhvillohet mes dy vendeve të para në Superiore.